PRIVACY POLICY


POLITIKA E PRIVATËSISË SË iFUEL

iFuel (“ne”, “e jona” ose “iFuel”) është e angazhuar për të mbrojtur privatësinë e të gjithë përdoruesve të faqes sonë të internetit www.ifuel.al si dhe të të gjithë vizitorëve dhe bizneseve që hyjnë në faqet tona të internetit apo shfrytëzojnë shërbimet tona përmes ndonjë aplikacioni në internet apo celular (së bashku me “Portalet”). Ju lutemi të lexoni rregullat e mëposhtme të privatësisë që shpjegojnë mënyrën se si ne i përdorim dhe mbrojmë të dhënat tuaja.

 

  1. TË DHËNAT E KONTAKTIT

Nëse keni ndonjë pyetje apo kërkesë në lidhje me këtë politikë të privatësisë apo në përgjithësi me mënyrën se si ne i trajtojmë të dhënat tuaja, ju lutemi të kontaktoni stafin tonë të përgjithshëm të shërbimeve ndaj klientit dhe / ose Specialistin për Mbrojtjen e të Dhënave në adresën: [email protected].

  1. MËNYRA E MBLEDHJES SË TË DHËNAVE

Ne i mbledhim të dhënat tuaja personale gjatë bashkëveprimit apo përdorimit të shërbimeve tona, p.sh. kur përdorni Portalet tona për të bërë një porosi. Ne gjithashtu shikojmë mënyrën se si vizitorët i përdorin Portalet tona, për të na ndihmuar t’i përmirësojmë shërbimet si dhe të optimizojmë përvojën e klientit.

Ne mbledhim informacion:

  • kur ju krijoni një llogari te ne apo ndryshoni parametrat e llogarisë suaj;
  • kur bëni një porosi te ne si dhe gjatë procesit të porosisë (përfshirë pagesën dhe dërgimin e porosisë);
  • kur na kontaktoni drejtpërsëdrejti përmes email-it, telefonit, postës, mesazheve apo nëpërmjet opsionit të chat-it; dhe
  • kur shfletoni dhe përdorni Portalet tona (para dhe pas krijimit të një llogarie te ne).

 

Ne gjithashtu mbledhim të dhënat nga faqet e palëve të treta, siç janë platformat e reklamimit.

 

  1. TË DHËNAT QË MBLEDHIM NGA JU

Si pjesë e angazhimit tonë ndaj privatësisë së klientëve tanë si dhe vizitorëve në Portalet tona në përgjithësi, duam të jemi të qartë në lidhje me llojet e të dhënave që do të mbledhim nga ju.

Kur vizitoni Portalet apo bëni një porosi përmes Portaleve, ju kërkohet të jepni të dhënat personale duke përfshirë emrin tuaj, detajet e kontaktit, adresën e dërgimit, të dhënat e porosisë si dhe të dhënat e pagesës si: të dhënat e kartës së kreditit apo debitit.

Ne gjithashtu mbledhim të dhënat rreth përdorimit të Portaleve nga ana juaj si dhe të dhënat tuaja nga çdo mesazh që dërgoni te Portalet ose kur na kontaktoni apo na jepni opinionet tuaja, duke përfshirë edhe ato përmes email-it, letrave, telefonit apo opsionit të chat-it. Ne mbledhim të dhënat teknike nga celulari apo kompjuteri juaj, si sistemi operativ, pajisja dhe tipi i lidhjes si dhe adresa IP përmes së cilës hyni në Portalet tona.

Gjithashtu, ne mbledhim të dhënat teknike për përdorimin e shërbimeve tona përmes një pajisjeje celulare, për shembull, të dhënat e bartësit, kohën dhe vendndodhjen si dhe të dhënat e performancës, siç është mënyra e pagesës përmes celularit. Me përjashtim të rasteve kur zgjidhni të mbeteni anonim përmes opsionit të pajisjes dhe/ose platformës suaj, ky informacion mund të mblidhet dhe përdoret nga ne automatikisht, nëse përdorni shërbimin me anë të pajisjes suaj celulare përmes aplikacionit iFuel, përmes browser-it tuaj të celularit apo ndonjë mënyre tjetër.

 

  1. PËRDORIMI I TË DHËNAVE TUAJA

Ne do t’i përpunojmë të dhënat që mbledhim rreth jush vetëm nëse ekziston ndonjë arsye për ta bërë këtë dhe nëse kjo arsye lejohet sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Ne do të mbështetemi mbi bazën ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja: nëse do të na duhet t’i përpunojmë të dhënat tuaja në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbimin e kërkuar apo të lidhni një kontratë; nëse kemi pëlqimin tuaj; nëse kemi një arsye të justifikueshme për përpunimin e të dhënave tuaja; apo nëse kemi një detyrim ligjor për ta bërë këtë.

Në rastet kur kemi nevojë për të siguruar shërbimin e kërkuar apo për të lidhur një kontratë, ne përdorim të dhënat tuaja:

  • për të na mundësuar t’ju ofrojmë qasje në pjesët përkatëse të Portaleve;
  • për të siguruar shërbimet që keni kërkuar;
  • për të na mundësuar të mbledhim pagesa nga ju; dhe
  • për t’ju kontaktuar në rastet kur është e nevojshme në lidhje me shërbimet tona, si për të zgjidhur problemet që mund të keni me porosinë tuaj.

 

Ne gjithashtu i përpunojmë të dhënat tuaja kur kemi një arsye të justifikueshme për ta bërë këtë, për shembull, për personalizimin e shërbimit tonë, përfshirë përpunimin e të dhënave për ta bërë më të lehtë dhe më të shpejtë dhënien e një porosie. Më poshtë kemi listuar këto arsye:

  • për të përmirësuar efektivitetin dhe cilësinë e shërbimit që klientët tanë mund të presin nga ne në të ardhmen;
  • për t’i mundësuar stafit tonë të kujdesit ndaj klientit që t’ju ndihmojnë me çdo kërkesë apo ankesë në mënyrën më efikase të mundshme;
  • për t’ju kontaktuar në lidhje me pikëpamjet dhe reagimet tuaja mbi shërbimet tona si dhe për t’ju njoftuar nëse ka ndryshime apo zhvillime të rëndësishme në Portalet apo shërbimet tona, duke përfshirë njoftimin për shtrirjen e shërbimeve tona në një zonë të re, aty ku ju vetë na e keni kërkuar;
  • për të analizuar aktivitetin tuaj në Portale në mënyrë që ne të mund të administrojmë, mbështesim, përmirësojmë dhe zhvillojmë biznesin tonë, për qëllime statistikore e analitike si dhe për të na ndihmuar në parandalimin e mashtrimeve;
  • për të zbatuar kushtet tona kontraktuale me ju si dhe çdo marrëveshje tjetër, për ushtrimin apo mbrojtjen e kërkesave ligjore si dhe për të mbrojtur të drejtat e iFuel, të shoferëve tanë, apo të të tjerëve (duke përfshirë parandalimin e mashtrimeve); si dhe
  • nëse na dërgoni komentet dhe reagimet në lidhje me Portalet dhe shërbimet, ne mund t’i përdorim këto komente dhe reagime në Portale si dhe në çdo material marketingu apo reklamimi. Për këtë qëllim, ne do t’ju identifikojmë përmes emrit tuaj si dhe qytetit në të cilin jetoni.

Gjithashtu do të analizojmë të dhënat për përdorimin e shërbimeve tona nga ana juaj përmes të dhënave tuaja të kohës dhe të vendndodhjes për të krijuar profile që lidhen me ju dhe për ju. Kjo do të thotë që ne mund të bëjmë disa supozime për atë që mund t’ju interesojë dhe për ta përdorur këtë, për shembull, do t’ju dërgojmë komunikime të tjera përkatëse të marketingut, ose do t’ju njoftojmë për oferta speciale apo produkte të cilat mendojmë se mund t’ju interesojnë (përfshirë iFuel për biznesin). Ky aktivitet quhet profilizim. Ju keni të drejta të caktuara në lidhje me këtë lloj përpunimi. Për më shumë informacion, ju lutem shihni më poshtë seksionin “Të drejtat tuaja”.

Në rastet kur kemi një detyrim ligjor për ta bërë këtë, ne mund t’i përdorim të dhënat tuaja:

  • për të regjistruar porositë tuaja; dhe
  • për të respektuar çdo detyrim ligjor apo kërkesë rregullative së cilës i nënshtrohemi.

 

  1. iFUEL PËR BIZNES

Ne gjithashtu i përpunojmë të dhënat tuaja për të përcaktuar nëse mund t’ju interesojë të dëgjoni rreth iFuel për shërbimin e biznesit. Në rastet kur mendojmë se mund t’ju interesojë iFuel për shërbimin e biznesit, atëherë ne mund t’ju kontaktojmë (me email apo telefon) duke përdorur të dhënat tuaja të kontaktit për t’ju informuar. Ne i kontrollojmë këto të dhëna. Ju keni të drejtën të mënjanoni marrjen e këtyre komunikimeve dhe këtë mund ta bëni duke ndryshuar preferencat tuaja të marketingut (siç përcaktohet në seksionin 7 si më poshtë), ose, në rastin e telefonit, duke na kontaktuar përmes të dhënave të mësipërme.

Kur ju të përdorni iFuel për biznesin, atëherë:

  • Ne do t’i përpunojmë të dhënat tuaja për qëllimet e përcaktuara në seksionin 4 si më lart. Ne do të jemi kontrolluesi i këtyre të dhënave; dhe
  • Gjithashtu do të ndajmë të dhënat personale në lidhje me porosinë tuaj (siç janë data dhe ora e porosisë, vlera e pagesës).

 

  1. “COOKIES”

Ju mund ta programoni browser-in tuaj që të mund t’i refuzojë të gjitha ose disa prej “cookies” të browser-it, ose t’ju njoftojë kur faqet e internetit vendosin apo hyjnë në “cookies”. Në rast se i çaktivizoni apo refuzoni “cookies”, ju lutem vini re se disa pjesë të Portalit mund të bëhen të paarritshme ose mund të mos funksionojnë siç duhet.

 

  1. MARKETINGU I DREJTPËRDREJTË

Në rastet kur ju keni dhënë pëlqimin tuaj apo kur ne kemi një arsye të justifikueshme për ta bërë këtë (si dhe na lejohet me ligj të veprojmë kështu), ne do t’i përdorim të dhënat tuaja për t’ju njoftuar për produktet dhe shërbimet tona të tjera që mund të përbëjnë interes për ju si dhe mund t’ju kontaktojmë për ta bërë këtë përmes email-it apo telefonit. Ju mund të hiqni dorë nga mesazhet e postës elektronike duke klikuar në linkun e Ҫrregjistrimit te ndonjë nga emailet tona.

 

  1. RUAJTJA E TË DHËNAVE TUAJA

Ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja për aq kohë sa e mendojmë të nevojshme. Të dhënat që mbledhim do të mbahen për aq kohë sa nevojitet për të përmbushur qëllimet e përshkruara në seksionin “Përdorimi i të dhënave tuaja”, në përputhje me interesin tonë të ligjshëm ose për një periudhë të përcaktuar në mënyrë specifike nga rregulloret apo ligjet në fuqi, si ruajtja e të dhënave për qëllime të raportimit rregullator.

Gjatë përcaktimit të periudhave përkatëse të ruajtjes, ne do të marrim në konsideratë faktorët që përfshijnë:

 

  • Detyrimet tona kontraktuale si dhe të drejtat në lidhje me të dhënat e përfshira;
  • Detyrimet ligjore sipas ligjit në fuqi për të ruajtur të dhënat për një periudhë të caktuar kohore;
  • Statutin e kufizimeve sipas ligjeve në fuqi;
  • Mosmarrëveshjet (e mundshme); dhe
  • Udhëzimet e lëshuara nga autoritetet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave.

Përndryshe, ne i fshijmë në mënyrë të sigurtë të dhënat tuaja në rastet kur nuk i kërkojmë më ato për qëllimet që i mblodhëm.

 

  1. ZBULIMI I TË DHËNAVE TUAJA

Informacioni që mbledhim për ju do të transferohet dhe ruhet në serverat tanë të vendosur brenda BE-së. Ne jemi shumë të kujdesshëm dhe transparentë për këdo tjetër me të cilin i ndajmë të dhënat tuaja.

Ndarja e të dhënave tuaja në mënyrë të brendshme

Ne i ndajmë të dhënat tuaja me kompanitë e tjera të grupit iFuel vetëm në rastet kur është e nevojshme për qëllimet e përcaktuara në seksionin 4.

Ndarja e të dhënave tuaja me palët e treta

Ne i ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta që ofrojnë shërbime. Ofruesit e shërbimeve si palë të treta me të cilët ndajmë të dhënat tuaja përfshijnë:

  • Ofruesit e pagesave (duke përfshirë ofruesit e pagesave në internet dhe ofruesit e zbulimit të mashtrimeve): për qëllime të ofrimit të shërbimeve për ne, për shembull kur ata përpunojnë të dhëna të tilla si pagesat me kartë krediti të kryera ndaj nesh, kur na ofrojnë shërbime mbështetëse për ju ose kur kryejnë për ne kontrolle për mashtrime;
  • Ofruesit e shërbimeve të IT-së (duke përfshirë ofruesit e “cloud”): për qëllime të ruajtjes dhe analizës së të dhënave;
  • Driver-at: në mënyrë që ata të mund t’jua dorëzojnë porosinë tuaj;
  • Partnerët e marketingut dhe reklamimit: në mënyrë që ata të mund t’ju sigurojnë që të shihni reklamën më të përshtatshme për ju si dhe t’ju dërgojnë email-e marketingu në emrin tonë.

Ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që të dhënat tuaja të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me këtë politikë të privatësisë kur transferohen tek palët e treta.

Nëse biznesi ynë hyn në një sipërmarrje të përbashkët, blihet, shitet apo shkrihet me një biznes tjetër, atëherë të dhënat tuaja mund t’i jepen ose transferohen kompanisë së synuar, partnerëve tanë të rinj të biznesit, pronarëve apo këshilltarëve të tyre.

Ne gjithashtu mund të ndajmë të dhënat tuaja:

  • nëse kemi detyrimin të japim ose ndajmë të dhënat tuaja në mënyrë që të jemi në përputhje (dhe/ose kur besojmë se kemi detyrimin për të qënë në përputhje) me çdo detyrim ligjor apo kërkesë rregullative. Kjo përfshin shkëmbimin e të dhënave me kompani dhe organizata të tjera për qëllime të mbrojtjes dhe parandalimit të mashtrimeve;
  • për të zbatuar kushtet tona kontraktuale me ju si dhe çdo marrëveshje tjetër;
  • për të mbrojtur të drejtat e iFuel, driver-at apo gjëra të tjera, duke përfshirë parandalimin e mashtrimeve; si dhe
  • me palë të treta që ne e gjykojmë të nevojshme për të parandaluar krimin, p.sh. Policia.

Transfertat ndërkombëtare të të dhënave

  • Në disa raste, të dhënat personale që mbledhim prej jush, mund të përpunohen jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE) dhe vendeve në të cilat operon iFuel (të cilat përcaktohen në ifuel.al). Këto vende mund të mos kenë të njëjtat mbrojtje për të dhënat tuaja personale sikurse ZEE-ja. Sidoqoftë, ne jemi të detyruar të sigurojmë që të dhënat personale që përpunohen nga ne dhe nga furnizuesit tanë jashtë ZEE-së, të jenë të mbrojtura në të njëjtën mënyrë sikurse do të ishin nëse ato do të përpunoheshin brenda ZEE-së. Për këtë arsye ekzistojnë masa mbrojtëse të caktuara në rastet kur të dhënat tuaja përpunohen jashtë ZEE-së.
  • Ne sigurojmë që një shkallë e ngjashme e mbrojtjes të ofrohet duke siguruar që të zbatohet të paktën një nga masat e mëposhtme:

 

  1. të dhënat tuaja personale transferohen në vende që konsiderohen se sigurojnë një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes për të dhënat personale nga Komisioni Evropian;

 

  1. ne përdorim Klauzolat standarde kontraktuale të miratuara të BE-së; dhe
  2. kur të dhënat tuaja personale transferohen tek ofruesit e palëve të treta të vendosura në SHBA, të dhënat mund t’i transferohen atyre nëse ato janë vetë-certifikuar sipas kuadrit të Mbrojtjes së Privatësisë në lidhje me llojin e të dhënave që transferohen, gjë që u kërkon atyre të ofrojnë mbrojtje të ngjashme të të dhënave personale të ndara mes BE-së dhe SHBA-së.

Ju lutem të na kontaktoni duke përdorur të dhënat e kontaktit më lart nëse ju nevojitet informacion shtesë mbi vendet ku mund të transferohen të dhënat personale si dhe mbi mekanizmin e veçantë që ne përdorim gjatë transferimit të të dhënave tuaja personale jashtë ZEE-së.

  1. SIGURIA

Ne përvetësojmë teknologji dhe politika të fuqishme për të siguruar që të dhënat personale që mbajmë për ju, të jenë të mbrojtura në mënyrë të përshtatshme. Ne ndërmarrim masa për të mbrojtur të dhënat tuaja nga qasja e paautorizuar si dhe kundër përpunimit të paligjshëm, humbjes aksidentale, shkatërrimit dhe dëmtimit. Në rastet kur zgjidhni një fjalëkalim që ju lejon të hyni në disa pjesë të Portalit, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e këtij fjalëkalimi në mënyrë konfidenciale. Ne ju këshillojmë që të mos ta ndani fjalëkalimin tuaj me askënd. Për fat të keq, transmetimi i të dhënave përmes internetit nuk është plotësisht i sigurt. Megjithëse ne do të marrim masat e duhura për të mbrojtur të dhënat tuaja, ne nuk mund të garantojmë sigurinë e të dhënave tuaja të transmetuara në Portale; çdo transmetim përbën rrezik për ju. Sapo t’i kemi marrë të dhënat tuaja, ne do të përdorim procedura strikte si dhe specifika të sigurisë për të parandaluar qasjen e paautorizuar.

 

  1. TË DREJTAT TUAJA

Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave, ju mund të keni një sërë të drejtash në lidhje me të dhënat që mbajmë për ju. Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga këto të drejta, ju lutemi të kontaktoni Specialistin tonë për Mbrojtjen e të Dhënave duke përdorur të dhënat e kontaktit të paraqitura më lart. Për informacione shtesë mbi të drejtat tuaja, ju lutemi të kontaktoni autoritetin tuaj për mbrojtjen e të dhënave dhe shihni më poshtë.

E drejta për t’u informuar. Ju keni të drejtë të pajiseni me informacione të qarta, transparente dhe lehtësisht të kuptueshme për mënyrën se si i përdorim të dhënat dhe të drejtat tuaja. Kjo është arsyeja përse ne po ju japim informacion për këtë politikë.

E drejta e qasjes. Ju keni të drejtë të siguroni qasje në të dhënat tuaja (nëse ne po i përpunojmë ato). Kjo do t’ju mundësojë, për shembull, që të kontrolloni nëse ne po i përdorim të dhënat tuaja në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave. Nëse dëshironi t’i përdorni të dhënat që ne mbajmë për ju në këtë mënyrë, ju lutemi të kontaktoni (shih të dhënat e kontaktit).

E drejta e korrigjimit. Ju keni të drejtë të korrigjoni të dhënat tuaja nëse ato janë të pasakta apo të paplota. Ju mund të na kërkoni që të ndreqim ndonjë gabim në të dhënat që mbajmë duke na kontaktuar (shih të dhënat e kontaktit).

E drejta e fshirjes. Kjo njihet edhe si “e drejta për të harruar” dhe, në terma të thjeshtë, ju mundëson të kërkoni fshirjen apo heqjen e disa prej të dhënave që mbajmë për ju duke na kontaktuar (shih të dhënat e kontaktit).

E drejta për të kufizuar përpunimin. Ju keni të drejtën për të “bllokuar” ose “ndaluar” përdorimin e mëtejshëm të të dhënave tuaja. Kur përpunimi është i kufizuar, ne ende mund t’i ruajmë të dhënat tuaja, por nuk do t’i përdorim më tej.

E drejta e transportueshmërisë së të dhënave. Ju keni të drejtë t’i merrni të dhënat tuaja personale në një format të aksesueshëm dhe të transferueshëm në mënyrë që ju të mund t’i ripërdorni ato për qëllimet tuaja tek ofruesit e shërbimeve të ndryshme. Megjithatë, kjo nuk është një e drejtë e përgjithshme dhe si rrjedhim ekzistojnë përjashtime. Për të mësuar më shumë, ju lutemi të na kontaktoni (shih të dhënat e kontaktit).

E drejta për të parashtruar ankesë. Ju keni të drejtë të parashtroni një ankesë për mënyrën se si ne i trajtojmë apo përpunojmë të dhënat tuaja në autoritetin kombëtar të mbrojtjes së të dhënave.

E drejta për të tërhequr pëlqimin. Ndonëse mund të keni dhënë pëlqimin për çdo gjë që ne bëjmë me të dhënat tuaja (dmth ne mbështetemi në pëlqimin tuaj si bazë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja), ju keni të drejtë ta tërhiqni atë pëlqim në çdo kohë. Ju mund ta bëni këtë duke na kontaktuar (shih të dhënat e kontaktit). Tërheqja e pëlqimit nuk do ta bëjë të paligjshme përdorimin tonë të të dhënave tuaja, ndërkohë që pëlqimi ishte ende i vlefshëm.

E drejta për të kundërshtuar përpunimin. Ju keni të drejtë të kundërshtoni lloje të caktuara përpunimi, duke përfshirë përpunimin për marketing të drejtpërdrejtë dhe profilizimin. Ju mund të kundërshtoni duke ndryshuar preferencat tuaja të marketingut ose duke çaktivizuar “cookies” siç përcaktohet në seksionet 6 dhe 7 si më lart.

 

  1. NDRYSHIMET NDAJ POLITIKËS SË PRIVATËSISË

Çdo ndryshim në politikën tonë të privatësisë do të publikohet në Portal dhe, aty ku është e përshtatshme, ne do t’ju njoftojmë për ndryshimet, për shembull përmes email-it apo njoftimeve të çastit.

Kjo politikë e privatësisë u përditësua së fundmi më 01 Tetor 2018

 

  1. ANKESAT

Të gjitha komentet, pyetjet dhe kërkesat në lidhje me përdorimin tonë të të dhënave tuaja apo të të dhënave të tjera, janë të mirëpritura dhe duhet t’i drejtohen iFuel, për dijeni: Specialistit për Mbrojtjen e të Dhënave, në adresën: Arameras, Fushe Kruje, Kruje, Albania apo [email protected].