Kushtet dhe Rregullat


Mirë se vini në www.ifuel.al (“Faqja e internetit”), aplikacioni i celularit dhe shërbimi online i drejtuar nga iFuel. (“IFuel”, “ne” ose “neve”). Kjo faqe shpjegon kushtet sipas së cilave të gjithë vizitorët, përdoruesit, klientët si dhe persona të tjerë që ndodhen në Shqipëri(“Përdoruesit” ose “ju”), mund të përdorin Softuerin tonë në celular (siç përcaktohet më poshtë) si dhe në Faqen e Internetit (përgjithësisht “Platforma”) përmbajtja, produktet, dhe/ose blerja e shërbimeve tona të furnizimit dhe karburantit (“Shërbimet e furnizimit me karburant”) (Platforma dhe Shërbimet e Furnizimit përgjithësisht referohen si “Shërbimet” tona).
Duke hyrë ose duke përdorur Shërbimet tona, ju tregoni se keni lexuar, kuptuar dhe pranuar t’i nënshtroheni Kushteve të kësaj Marrëveshjeje të Përdorimit (“Marrëveshja”) si dhe për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja, siç përcaktohet në Politikën e Privatësisë së iFuel, pavarësisht faktit nëse jeni apo jo një përdorues i regjistruar i Shërbimeve tona.
Kjo Marrëveshje zbatohet për të gjithë Përdoruesit. iFuel rezervon të drejtën për të bërë ndryshime të njëanshme në këto kushte dhe do t’ju njoftojë për këto ndryshime siç përshkruhet më poshtë.

JU LUTEMI TA LEXONI ME KUJDES KËTË MARRËVESHJE PËR TË KUPTUAR ҪDO DISPOZITË

1. Të dhënat tona dhe përshkrimi i shërbimeve tona
IFuel është një kompani e inkorporuar dhe regjistruar në Shqipëri me numrin L81725019Q. Zyrat tona ndodhen në Fushë Krujë, Shqipëri.
IFuel siguron një shërbim të përshtatshëm për planifikimin (përmes Softuerit në celular) dhe furnizimin me karburant të makinës suaj apo të ndonjë automjeti tjetër.

A. Pranueshmëria
Kjo është një kontratë mes jush dhe iFuel. Ju duhet t’i lexoni dhe pranoni këto kushte para se të përdorni Shërbimet tona. Nëse nuk pajtoheni me to, atëherë ju nuk mund t’i shfletoni apo përdorni Shërbimet tona.
Ju mund t’i përdorni Shërbimet tona vetëm nëse jeni i aftë të lidhni një kontratë të ligjshme me iFuel dhe vetëm në përputhje me këtë Marrëveshje si dhe të gjitha ligjet, rregullat dhe rregulloret lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Çdo përdorim apo qasje në Shërbimet tona nga dikush nën 18 vjeç është rreptësisht i ndaluar dhe në kundërshtim me këtë Marrëveshje.
Shërbimet tona nuk janë të disponueshme për asnjë Përdorues të cilit më parë i është ndaluar përdorimi i Shërbimeve nga iFuel.

B. Qasja në Shërbime
Sipas kushteve dhe rregullave të kësaj Marrëveshjeje, ju jepet një licencë jo-ekskluzive, e kufizuar, e patransferueshme, e revokueshme për të përdorur Shërbimet tona vetëm për përdorim personal, jo-komercial dhe sipas mundësive të Shërbimeve tona.
iFuel rezervon të gjitha të drejtat që nuk janë dhënë shprehimisht këtu në Shërbimet tona si dhe Përmbajtjen e iFuel-it (siç përcaktohet më poshtë).
Në varësi të kushteve të kësaj Marrëveshjeje, iFuel mund ta ndërpresë këtë licencë në çdo kohë e për çfarëdolloj arsyeje ose për asnjë arsye duke ju sjellë një njoftim të arsyeshëm përmes Shërbimit.

C. Krijimi i një llogarie
Për të pasur qasje në Shërbimet dhe funksionalitetin që ne mund të krijojmë dhe ruajmë kohë pas kohe si dhe në diskrecion të plotë, ju duhet të regjistroheni në IFuel dhe të krijoni një llogari me ID dhe fjalëkalim (një “Llogari”). Ne mund të mbajmë lloje të ndryshme llogarish për lloje të ndryshme përdoruesish. Nëse hapni një llogari në emër të një kompanie, organizate apo subjekti tjetër, atëherë termi (a) “ju” ju përfshin ju personalisht si dhe atë subjekt, dhe (b) ju duhet të jeni i autorizuar për ta hapur llogarinë në emër të atij subjekti.
Ju nuk mund të përdorni kurrë një llogari tjetër pa leje. Kur të krijoni llogarinë tuaj, duhet të jepni të dhënat e sakta dhe të plota, si dhe duhet t’i përditësoni këto të dhëna. Vetëm ju keni përgjegjësinë për aktivitetin që ndodh në llogarinë tuaj si dhe duhet të ruani fjalëkalimin tuaj të llogarisë. Ne ju inkurajojmë të përdorni fjalëkalime “të forta” (fjalëkalime që përdorin kombinimin e shkronjave të mëdha dhe të vogla, numra dhe simbole) për llogarinë tuaj.
Ju duhet të njoftoni iFuel menjëherë në adresën [email protected] për çdo shkelje të sigurisë apo përdorim të paautorizuar të llogarisë suaj, ose nëse të dhënat e identifikimit tuaj humbasin, vidhen apo komprometohen në ndonjë mënyrë tjetër. IFuel nuk do të jetë përgjegjës për asnjë humbje të shkaktuar nga ndonjë përdorim i paautorizuar i llogarisë suaj.
Ju mund ta kontrolloni profilin tuaj të Përdoruesit si dhe mënyrën e ndërveprimit me Shërbimin tonë duke ndryshuar parametrat në llogarinë tuaj. Duke i dhënë iFuel-it adresën tuaj të postës elektronike si dhe numrin tuaj të celularit, ju pranoni që ne ta përdorim adresën e email-it dhe numrin e celularit për t’ju dërguar njoftime lidhur me Shërbimin, duke përfshirë çdo njoftim të kërkuar nga ligji, në vend të komunikimit me postë.
Ju jeni përgjegjës për të siguruar që të dhënat që i jepni iFuel-it (duke përfshirë kontaktet tuaja si dhe të dhënat e pagesës) janë të përditësuara.
iFuel ka të drejtën të çaktivizojë llogarinë tuaj apo të ndalojë qasjen tuaj te Shërbimet nëse, sipas mendimit të saj, ju nuk keni zbatuar ndonjë nga dispozitat e kësaj Marrëveshjeje.

D. Rregullat e Shërbimit
Ju pranoni të mos angazhoheni në asnjë nga aktivitetet e ndaluara në vijim:
(i) kopjimin, shpërndarjen apo zbulimin e ndonjë pjese të Platformës sonë në cfarëdolloj mënyre, pa përjashtim, nga çdo lloj “scraping” automatik ose jo automatik;
(ii) përdorimin e një sistemi të automatizuar, duke përfshirë pa kufizime “robots”, “spiders”, “lexuesit offline”, etj., për të hyrë në Shërbimet tona në një mënyrë që dërgon më shumë mesazhe kërkimi në serverët e iFuel-it, sesa mund të dërgojë një njeri në mënyrë të arsyeshme në të njëjtën periudhë kohore, duke përdorur një shfletues konvencional në internet (përveç kësaj iFuel u siguron operatorëve të motorëve të kërkimit publik një leje të revokueshme për të përdorur “spiders” për të kopjuar materialet e disponueshme për publikun nga faqja e internetit për qëllimin e vetëm si dhe vetëm për masën e nevojshme për krijimin e indekseve të materialeve të disponueshme për publikun, por jo dosje apo arkiva të materialeve të tilla);
(iii) transmetimin e spam-eve, “chain letters”, apo ndonjë email-i tjetër të padëshiruar përmes Platformës;
(iv) përpjekjen për të ndërhyrë, komprometuar integritetin e sistemit apo sigurinë ose për të deshifruar çdo transmetim brenda ose nga serverat që udhëheqin Platformën tonë;
(v) ndërmarrjen e ndonjë veprimi që imponon ose mund të imponojë vetëm në diskrecionin tonë një ngarkesë të paarsyeshme ose disproporcionale në infrastrukturën tonë;
(vi) ngarkimin e të dhënave të pavlefshme, viruseve, “worms” apo agjentëve të tjerë të softuerit përmes Platformës sonë;
(vii) mbledhjen apo vjeljen e të dhënave personale (siç përcaktohet në Aktin e Mbrojtjes së të Dhënave 1998), duke përfshirë Emrat e Llogarive, nga Platforma jonë;
(viii) përdorimin e Shërbimeve tona për qëllime komerciale kërkimi;
(ix) paraqitjen e një personi tjetër ose ndryshe paraqitjen e gabuar të lidhjes suaj me një person apo subjekt, duke kryer mashtrime, fshehur ose duke u përpjekur për të fshehur identitetin tuaj;
(x) ndërhyrjen në funksionimin e duhur të Shërbimeve tona; (xi) qasjen në çdo përmbajtje të Shërbimeve tona përmes çfarëdolloj teknologjie apo mjeti tjetër nga ato të ofruara ose të autorizuara nga Shërbimet tona; ose
(xii) anashkalimin e masave që mund të përdorim për të parandaluar ose kufizuar qasjen në Shërbimet tona, duke përfshirë pa kufizim veçoritë që parandalojnë ose kufizojnë përdorimin apo kopjimin e çdo përmbajtjeje ose kufizojnë zbatimin e Shërbimeve tona ose të përmbajtjes së tyre.
Qasja në çdo përmbajtje audiovizuale që mund të jetë e disponueshme në Platformën tonë për ndonjë qëllim ose në ndonjë mënyrë tjetër përveç “Streaming” (siç përcaktohet më poshtë), është e ndaluar nëse kjo nuk lejohet shprehimisht nga funksionaliteti i Platformës sonë. “Streaming” nënkupton transmetimin e njëkohshëm digjital të një vepre audiovizuale përmes internetit nga Platforma në pajisjen e përdoruesit në mënyrë të tillë që të dhënat të jenë të destinuara për vëzhgim në kohë reale dhe të mos kenë për qëllim kopjimin, ruajtjen, shkarkimin e përhershëm ose rishpërndarjen nga Përdoruesi.
Ne mundemi që në çdo kohë, pa njoftim paraprak:
(i) të ndryshojmë shërbimet tona;
(ii) të ndalojmë ofrimin e Shërbimeve ose veçorive të Shërbimeve tona, për ju ose për përdoruesit në përgjithësi; ose
(iii) të vendosim kufijtë e përdorimit për Shërbimet tona.
Ne do të përpiqemi, aty ku është e mundur dhe e arsyeshme, t’ju kontaktojmë për t’ju bërë të ditur për ndonjë ndryshim të rëndësishëm në ndonjë nga dokumentet e përmendura në këtë Marrëveshje. Ne mund t’ju kontaktojmë përmes Platformës (për shembull duke ju kërkuar të pranoni ndryshimet para se të vazhdoni të përdorni Shërbimet) ose përmes një email-i të veçantë.
Pasi të kemi bërë ndonjë ndryshim te Shërbimet, fakti që ju mund të vazhdoni t’i përdorni ato, do të tregojë se keni pranuar çdo ndryshim të bërë te Shërbimet.
Ne mund të ndërpresim ose pezullojmë qasjen tuaj në Shërbimet tona në mënyrë të përhershme ose të përkohshme me anë të një njoftimi përmes Platformës për çfarëdolloj arsye, duke përfshirë, edhe rastin kur ne vendosim vetë nga ana jonë që ju keni shkelur ndonjë dispozitë të kësaj Marrëveshjeje ose pa asnjë lloj arsyeje.
Ndërprerja e përdorimit të Shërbimeve dhe anulimi i llogarisë suaj nuk do të ndikojë në ndonjë nga detyrimet tuaja për të paguar shuma të tjera ndaj iFuel-it.
Ne gëzojmë të drejtën, por nuk kemi asnjë detyrim, për të monitoruar mosmarrëveshjet mes jush dhe përdoruesve të tjerë.

2. Kushtet e furnizimit me karburant
iFuel ofron një shërbim të përshtatshëm të furnizimit me karburant për shoferët dhe persona të tjerët të cilët mund të kenë nevojë për karburant. Ju mund të bëni kërkesë për furnizim me karburant duke ndjekur procesin e përshkruar në Softuerin e celularit (siç përcaktohet më poshtë). Ju pranoni se për shkak të natyrës së biznesit të iFuel-it si dhe të procesit të furnizimit me karburant, ne gëzojmë të drejtën që në çdo kohë të mohojmë apo anullojmë një shërbim furnizimi ose ndonjë shërbimi tjetër në rastet kur iFuel identifikon, sipas gjykimit të vet, ndonjë shqetësim për sigurinë apo dicka tjetër, si dhe ju njihni dhe pranoni që iFuel nuk do të ketë përgjegjësi për refuzimin e kryerjes së shërbimit të frunizimit me karburant apo të ndonjë shërbimi tjetër nëse iFuel identifikon ndonjë shqetësim të tillë.

3. Softueri i celularit

A. Kushtet e Përgjithshme të Softuerit të celularit
Ne mund të krijojmë një softuer të disponueshëm për të hyrë në Shërbimet tona përmes një pajisjeje celulare (“Softuer i lëvizshëm”). Për të përdorur softuerin e celularit, ju nevojitet një pajisje celulare që i përshtatet atij. Ju mund të përdorni të dhënat e celularit në lidhje me Softuerin e celularit si dhe mund t’ju faturohen pagesa shtesë nga ofruesi juaj i rrjetit për këto shërbime. iFuel ju siguron një licencë jo-ekskluzive, të patransferueshme si dhe të revokueshme për të përdorur një kopje të Softuerit të celularit për një Llogari iFuel në një pajisje celulare për përdorimin tuaj personal.
Ju nuk mund:
(i) ta çmontoni, shpërndani, ndryshoni programin, ose ndryshe ta thjeshtoni Softuerin e celularit në një formë të perceptueshme nga njeriu (përveç asaj që lejohet me ligj);
(ii) të merrni apo jepni me qira, të merrni kredi, rishitni, të jepni të drejtën e licensës, ta shpërndani apo ndryshe ta transferoni softuerin e celularit te ndonjë palë e tretë ose ta përdorni softuerin e celularit për të ofruar shërbime të përhershme apo shërbime të ngjashme për cilëndo palë të tretë;
(iii) të përpiqeni për ta kopjuar, modifikuar, dublikuar, për të krijuar vepra derivative, kuadruar, pasqyruar, ripublikuar, shkarkuar, shfaqur, transmetuar apo shpërndarë të gjithë apo ndonjë pjesë të Softuerit të celularit në çfarëdolloj forme, mënyre apo mjeti;
(iv) të largoni, shmangni, çaktivizoni, dëmtoni apo ndryshe të ndërhyni në karakteristikat e sigurisë së softuerit të celularit, në karakteristikat që parandalojnë ose kufizojnë përdorimin apo kopjimin e çdo përmbajtjeje të disponueshme përmes softuerit të celularit ose në karakteristikat që zbatojnë kufizimet në përdorimin e Softuerit të celularit; ose
(v) të fshini njoftimet për të drejtat e autorit si dhe të drejtat e tjera pronësore në Softuerin e celularit.
Ju pranoni se iFuel mund nxjerrë herë pas here versione të përditësuara të Softuerit të celularit si dhe mund të përmirësojë elektronikisht në mënyrë automatike versionin e Softuerit të celularit që po përdorni në pajisjen tuaj celulare. Ju e pranoni një përditësim të tillë automatik në pajisjen tuaj celulare si dhe pranoni që kushtet dhe rregullat e kësaj Marrëveshjeje të zbatohen për të gjithë këto përditësime.
Çdo kod i palës së tretë që mund të operohet në Softuerin e celularit, mbulohet nga një kontratë e licencës me përdorim të hapur ose me palë të tretë, nëse ka, duke autorizuar përdorimin e këtij kodi. Granti i mëparshëm i licencës nuk përbën ndonjë shitje të Softuerit të celularit apo ndonjë kopje të tij, dhe iFuel ose partnerët apo furnitorët e palës së tretë gëzojnë të drejtën, titullin dhe interesin në Softuerin e celularit (si dhe çdo kopje të tij).
Përveç asaj që parashikohet shprehimisht në këtë Marrëveshje, ju nuk mund të transferoni asnjë nga të drejtat apo detyrimet tuaja në vijim. iFuel rezervon të gjitha të drejtat që nuk janë dhënë shprehimisht sipas kësaj Marrëveshjeje.
Softueri i celularit i ka fillesat në Shqipëri dhe i nënshtrohet ligjeve dhe rregullave të eksportit të aplikueshme në Shqipëri. Softueri i celularit nuk mund të eksportohet apo rieksportohet në vende të caktuara ose në ato persona apo subjekte të ndaluara për të marrë eksport nga Shqipëria. Ju pranoni të veproni në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi të Shqipëri si dhe ligje të tjera të huaja në lidhje me përdorimin e Softuerit të celularit si dhe Shërbimet tona.
B. Kushtet e App Store-it të Apple
Klauzola 3 (B) zbatohet kur softueri i celularit është blerë nga App Store i Apple-it. Ju njihni dhe pranoni që kjo Marrëveshje është vetëm mes jush dhe iFuel, dhe jo Apple, Inc. (“Apple”) dhe se Apple nuk mban përgjegjësi për Softuerin e celularit apo përmbajtjen e tij. Përdorimi i softuerit të celularit duhet të përputhet me kushtet e shërbimit të App Store-it.
Ju pranoni se Apple nuk ka asnjë detyrim për të furnizuar asnjë shërbim të mirëmbajtjes dhe mbështetjes në lidhje me Softuerin e celularit. Në rast të ndonjë dështimi të softuerit të celularit, për të qënë në përputhje me çdo garanci të aplikueshme, ju mund të njoftoni Apple-in dhe ky i fundit do t’jua rimbursojë çmimin e blerjes (nëse ka) për softuerin e celularit; në masën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Apple nuk do të ketë asnjë detyrim tjetër garancie lidhur me Softuerin e celularit dhe çdo kërkesë tjetër, humbje, detyrim, dëmshpërblim, kosto apo shpenzim që i atribuohet ndonjë dështimi të Softuerit të celularit në përputhje me çdo garanci, do të administrohet vetëm nga kjo Marrëveshje si dhe çdo ligj në fuqi për iFuel-in si ofruesi i Softuerit të celularit.
Ju pranoni që Apple nuk është përgjegjës për trajtimin e ndonjë pretendimi që mund të keni ju ose ndonjë pale e tretë në lidhje me Softuerin e celularit apo posedimin dhe / ose përdorimin e softuerit të celularit, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në: (i) kërkesat për detyrimet e produktit; (ii) çdo pretendim që Softueri i celularit nuk përputhet me ndonjë kërkesë ligjore apo rregullative në fuqi; si dhe (iii) kërkesat që rrjedhin nga mbrojtja e konsumatorit apo legjislacioni i ngjashëm; dhe të gjitha këto pretendime rregullohen vetëm nga kjo Marrëveshje si dhe çdo ligj tjetër në fuqi për iFuel-in si ofruesi i softuerit.
Ju pranoni se në rast të ndonjë pretendimi të palës së tretë se Softueri i celularit apo posedimi dhe përdorimi nga ana juaj i softuerit të celularit shkel të drejtat e pronësisë intelektuale të palës së tretë, iFuel, dhe jo Apple, do të jetë përgjegjës vetëm për hetimin, mbrojtjen, zgjidhjen dhe zbardhjen e çdo pretendimi të tillë për shkelje të pronësisë intelektuale në masën që kërkohet nga kjo Marrëveshje.
Ju përfaqësoni dhe garantoni që: (i) nuk ndodheni në një vend që është subjekt i embargos së qeverisë së SHBA-së ose që është caktuar nga Qeveria e SHBA-së si një vend “mbështetës terrorist”; dhe (ii) nuk jeni të listuar në asnjë listë të palëve të ndaluara ose të kufizuara të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Ju dhe iFuel njihni dhe pranoni që Apple, si dhe filialet e Apple-it, janë përfitues si palë të treta të kësaj Marrëveshjeje, përsa i përket licensës suaj të Softuerit të celularit dhe që, me pranimin e kësaj Marrëveshjeje, Apple do të ketë të drejtën (si dhe do të jetë i destinuar të pranojë të drejtën) për ta zbatuar Marrëveshjen në lidhje me licencën tuaj për softuerin e celularit kundër jush si përfitues i palës së tretë.
C. Dispozitat e Google Play Store
Klauzola 3 (C) zbatohet kur Softueri i celularit blihet nga Google Play Store:
(i) ju pranoni se kjo Marrëveshje është mes jush dhe iFuel, dhe jo me Google, Inc. (“Google”);
(ii) përdorimi i Softuerit të celularit duhet të jetë në përputhje me kushtet aktuale të shërbimit të Google Play Store;
(iii) Google është vetëm një ofrues i Google Play Store ku ju keni marrë softuerin e celularit;
(iv) iFuel, dhe jo Google, është përgjegjës vetëm për Softuerin e celularit;
(v) Google nuk ka asnjë detyrim apo përgjegjësi për ju në lidhje me Softuerin e celularit apo këtë Marrëveshje; dhe
(vi) ju njihni dhe pranoni që Google është përfitues si palë e tretë e kësaj Marrëveshjeje për sa i përket Softuerit të celularit.

4. Të drejtat tona pronësore
Shërbimet tona si dhe të gjitha materialet që ato përfshijnë apo që janë transferuar aty, duke përfshirë, pa kufizim, softuerët, imazhet, tekstin, grafikët, ilustrimet, logot, patentat, markat tregtare, shenjat e shërbimit, të drejtat e autorit, fotografitë, audiot, videot, muzikën dhe përmbajtje të tjera (“Përmbajtja e iFuel”), si dhe të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale që lidhen me të, janë pronë ekskluzive e IFuel. dhe e licensuesve të tij.
Ne ju japim leje për ta përdorur përmbajtjen e iFuel-it për qëllimin e vetëm të përdorimit të Shërbimeve në përputhje me këtë Marrëveshje. Përveç asaj që parashikohet shprehimisht këtu, ju nuk keni të drejta të tjera ndaj asnjë lloj përmbajtjeje të iFuel. Përdorimi i përmbajtjes së iFuel-it për çdo qëllim që nuk lejohet shprehimisht nga kjo Marrëveshje, është rreptësisht i ndaluar.
Ju mund të paraqisni vete ose ne mund t’ju ftojmë të paraqisni komente ose ide rreth Shërbimeve tona, duke përfshirë pa kufizim mënyrat se si të përmirësojmë shërbimet tona (“Ide”). Duke paraqitur ide, ju pranoni që ne mund ta përdorim lirisht Idenë pa ndonjë kompensim shtesë ndaj jush, dhe / ose ta zbulojmë Idenë në mënyrë jo-konfidenciale apo ndonjë mënyrë tjetë për këdo.

5. Shërbimet me pagesë
A. Politikat e Faturimit
Disa nga Shërbimet tona mund të sigurohen kundrejt një tarife apo pagese tjetër, siç përcaktohet në faqen e internetit dhe në softuerin e celularit. Nëse zgjedhni të përdorni disa prej Shërbimeve tona me pagesë, atëherë ju i pranoni kushtet e çmimeve dhe pagesave të përcaktuara në këtë Marrëveshje si dhe në Softuerin e celularit, pasi ne mund t’i përditësojmë ato herë pas here.
iFuel mund: të shtojë shërbime të reja për tarifat dhe pagesat shtesë; të shtojë apo ndryshojë tarifat dhe pagesat për shërbimet ekzistuese; dhe/ose të shtojë, ndryshojë ose përfundojë çdo program promovimi apo përfitimi; secili kurdoherë në diskrecionin e vetëm të Ifuel-it, duke ju njoftuar në mënyrë të arsyeshme përmes Shërbimit. Çdo ndryshim në çmimet tona ose në kushtet e pagesës, do të hyjë në fuqi me porosinë tuaj të ardhshme për Shërbimet e furnizimit me karburant pas dhënies së njoftimit për ndryshime të tilla, siç parashikohet në këtë Marrëveshje.
Ju e dini se duke bërë një kërkesë për shërbimin e furnizimit me karburant (dhe “porosinë”), ju do të keni detyrimin të paguani për porosinë. Të gjitha porositë janë subjekt i pranimit nga ne. iFuel do t’ju njoftojë përmes Platformës për t’ju konfirmuar pranimin tonë, i cili do të bëhet para afatit kohor prej një ore të planifikuar për furnizimin me karburant. Nëse paguani për Shërbimet e furnizimit sipas mënyrës që përdorni zakonisht, atëherë kontrata mes jush dhe iFuel-it për blerje në lidhje me çdo porosi, do të bëhet vetëm kur iFuel ju dërgon konfirmimin e pranimit dhe iFuel do t’ju faturojë sipas menyrës së zgjedhur të pagesës pasi ky i fundit të kryejë porosinë. Nëse paguani për Shërbimet e furnizimit me anë të mënyrës së abonimit, atëherë kontrata për blerje mes jush dhe iFuel-it do të bëhet pas konfirmimit nga iFuel për pranimin e abonimit tuaj, dhe ky i fundit do t’ju faturojë sipas kushteve të pagesës të përshkruara në kontratën e veçantë të lidhur mes jush dhe iFuel-it. iFuel do t’ju dërgojë një konfirmim të mëtejshëm në përfundim të çdo Shërbimi për Furnizimin e kërkuar.

B. Çmimet për shërbimet me pagesë
iFuel rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimet që faturon për karburantin si dhe aspekte të tjera të Shërbimeve tona, në diskrecion të vetëm të iFuel-it, duke ju njoftuar në një mënyrë të arsyeshme. Çmimi për një transaksion të caktuar vendoset në ditën kur kryhet Shërbimi i furnizimit me karburant.
Për konsumatorët që përdorin Shërbimin e furnizimit sipas mënyrës së pagesës që përdorin zakonisht, atëherë çmimi i aplikueshëm për karburant do të jetë i disponueshëm në Platformë në ditën e kryerjes së shërbimit të furnizimit dhe çmimi për çdo transaksion do të konfirmohet në njoftimin e dhënë nga iFuel, pas përfundimit të Shërbimit të furnizimit.

C. Të drejtat e anulimit

Ju keni të drejtën ligjore të anuloni kontratën tuaj me iFuel:

(i) në qoftë se ju i paguani Shërbimet sipas mënyrës që përdorni zakonisht, atëherë ju mund ta anuloni porosinë tuaj në çdo kohë para përfundimit të porosisë nga iFuel, megjithatë iFuel rezervon të drejtën për t’ju faturuar pagesën e dërgesën në rast se anulimi i porosisë bëhet brenda një ore para afatit 1 oresh të planifikuar; ose
(ii) nëse paguani për Shërbimet me anë të abonimit, brenda 14 ditëve nga data kur iFuel ka pranuar abonimin ose ndonjë datë tjetër siç përcaktohet në kontratën e veçantë të lidhur mes jush dhe iFuel-it,

“Periudha e anulimit”. Nëse dëshironi ta anuloni kontratën tuaj gjatë Periudhës së Anulimit, ju lutemi ta njoftoni iFuel-in se po ushtroni të drejtën tuaj ligjore për ta anuluar në [email protected]
Ju njihni dhe pranoni se duke bërë një kërkesë për Shërbimet e Furnizimit me karburant para përfundimit të Periudhës së Anulimit, ju pranoni që iFuel mund ta kryejë Shërbimin e furnizimit para përfundimit të Periudhës së Anulimit dhe ju nuk do të keni me të drejtë ta anuloni kërkesën për Shërbimin e furnizimit nëse kjo e fundit është kryer plotësisht para përfundimit të Periudhës së Anulimit.
Nëse bëni një kërkesë për Shërbimin e furnizimit që do të kryhet gjatë Periudhës së Anulimit dhe kërkesa për Shërbimin e furnizimit kryhet pjesërisht para se të ushtroni të drejtën tuaj ligjore për ta anuluar, atëherë ju do të jeni i detyruar t’i paguani iFuel-it një shumë parash për kryerjen e pjesshme të Shërbimit të furnizimit, që përfundon në kohën kur iFuel njoftohet për vendimin tuaj për të anuluar kontratën, shuma e të cilës do të jetë në proporcion me Shërbimet e furnizimit të kryer.
Ju mund ta anuloni llogarinë tuaj në çdo kohë; në rast se paguani për Shërbimet në bazë të abonimit, atëherë ju do të merrni një rimbursim të shumave të papërdorura të parapagimit në llogarinë tuaj në datën e përfundimit. Në rast se iFuel pezullon apo mbyll llogarinë tuaj ose këtë Marrëveshje dhe ju paguani për Shërbimet në bazë të abonimit, atëherë ju do të merrni një rimbursim të shumave të papërdorura të parapagimit në llogarinë tuaj në datën e përfundimit.

D. Të dhënat e Pagesës; Taksat

Të gjitha të dhënat që ju jepni në lidhje me një blerje, transaksion apo ndërveprim tjetër monetar me Shërbimet tona, duhet të jenë të sakta, të plota dhe aktuale, dhe në këtë Marrëveshje nuk përjashtohet apo kufizohet përgjegjësia tuaj për mashtrim ose keqinterpretim mashtrues. Ju pranoni të paguani të gjitha detyrimet e shkaktuara duke përdorur kartën e kreditit, kartën e debitit apo ndonjë mënyrë tjetër pagese në lidhje me një blerje, transaksion apo ndërveprim tjetër të transaksioneve monetare me Shërbimet tona me çmimet në fuqi në rastet kur lindin të tilla detyrime. Ju do të paguani çdo taksë të aplikueshme, nëse ka, lidhur me ndonjë blerje, transaksion apo ndërveprime të tjera të transaksioneve monetare.
6. Mesazhet tekstuale
Ju mund të regjistroheni për të marrë njoftime apo informacione të caktuara të iFuel-it përmes mesazheve tekstuale. Mund t’ju lindin detyrime shtesë nga ofruesi i rrjetit për këto shërbime. Ju pranoni që jeni përgjegjësi i vetëm për çdo detyrim të tillë.

7. Privatësia dhe siguria

Ne kujdesemi për privatësinë e përdoruesve tanë si dhe për sigurinë e të dhënave të tyre. Ju lutemi të lexoni Kushet tona të privatësisë për të kuptuar mënyrën se si ne i mbledhim, përdorim dhe shpërndajmë të dhënat tuaja.

8. Lidhjet dhe të dhënat e palëve të treta
Platforma jonë mund të përmbajë lidhje me faqet e palëve të treta si dhe materialet që nuk janë në pronësi apo nuk kontrollohen nga iFuel. iFuel nuk miraton ose nuk mban përgjegjësi për asnjë faqe, informacion, material, produkte apo shërbime të tilla të palëve të treta. Nëse keni qasje në ndonjë faqe interneti apo shërbim të palës së tretë nga platforma jonë ose shpërndani përmbajtjen në ndonjë faqe interneti apo shërbim të palës së tretë ose përmes saj, atëherë ju e bëni këtë në përgjegjësinë tuaj të plotë, si dhe e kuptoni që kjo Marrëveshje dhe Politika e Privatësisë së iFuel-it nuk zbatohen për përdorimin e faqeve të tilla të palëve të treta. Ju shprehimisht lehtësoni iFuel-in nga çdo lloj përgjegjësie që rrjedh nga përdorimi i ndonjë faqeje interneti, shërbimi apo përmbajtjeje të palës së tretë, duke përfshirë, pa kufizim, përmbajtjen e dorëzuar nga Përdoruesit e tjerë. Përveç kësaj, marrëdhëniet tuaja apo pjesëmarrja në promovimet e reklamuesve që gjenden në Platformën tonë, nëse ka, janë vetëm mes jush dhe këtyre reklamuesve. Ju pranoni që iFuel nuk do të jetë përgjegjës për asnjë humbje, dëmtim ose përgjegjësi të çfarëdo lloji që lind ose që lidhet me marrëdhëniet tuaja me reklamues të tillë.

9. Përgjegjësia juaj ndaj iFuel-it
Ju pranoni ta rimbursoni iFuel-in nga dhe për çdo apo të gjitha pretendimet, dëmet, detyrimet, humbjet, përgjegjësitë, kostot apo borxhet si dhe shpenzimet (duke përfshirë, por pa u kufizuar në tarifat e avokatit) që rrjedhin nga: (i) shkelja e çdo afati të kësaj Marrëveshjeje, duke përfshirë pa kufizim shkeljen tuaj për ndonjë prej përfaqësimeve dhe garancive të mësipërme; (ii) shkeljen tuaj të të drejtave të palës së tretë, duke përfshirë pa kufizim të drejtën e privatësisë ose të drejta të tjera të pronësisë intelektuale; (iii) shkeljet tuaja për çdo ligj, rregull apo rregullore në fuqi; (iv) përmbajtjen tuaj ose çdo përmbajtje që paraqitet përmes Llogarisë suaj duke përfshirë, pa kufizim, të dhëna keqinformuese, të rreme apo të pasakta; ose (v) sjelljen tuaj të pahijshme.

10. Përgjegjësia jonë ndaj jush – Platforma
Për fat të keq, për shkak të natyrës së internetit dhe teknologjisë, Platforma jonë ofrohet në baza “ashtu siç është” dhe “siç është e disponueshme”. Kjo do të thotë se ne nuk jemi në gjendje të premtojmë se përdorimi juaj i Platformës do të jetë i pandërprerë, pa vonesa, pa gabime, apo do të përmbushë pritshmëritë tuaja dhe ne nuk bëjmë asnjë angazhim në lidhje me performancën apo disponueshmërinë e Platformës në këtë Marrëveshje. Në masën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, ne përjashtojmë çdo angazhim që mund të nënkuptohet me ligj.
Në masën e lejuar me ligj, ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për kërkesat që lindin nga ofrimi i Platformës.
Për çdo rast, ne kurrë nuk do të mbajmë përgjegjësi për ndonjë humbje apo dëmtim që nuk është i parashikueshëm në mënyrë të arsyeshme.
Asnjë këshillë apo informacion, qoftë me gojë apo me shkrim, që iFuel ju ofron përmes Shërbimeve tona, nuk do të sigurojë ndonjë garanci që nuk është e përcaktuar shprehimisht këtu.
iFuel nuk garanton, miraton, siguron, apo mban përgjegjësi për asnjë produkt apo shërbim të reklamuar apo ofruar nga një palë e tretë përmes Platformës sonë apo ndonjë faqeje ose shërbimi të lidhur me hyperlink, si dhe iFuel nuk do të jetë palë në asnjë mënyrë apo nuk do të monitorojë asnjë transaksion mes jush dhe ofruesit të produkteve apo shërbimeve si palë e tretë. Ligjet në fuqi të disa juridiksioneve nuk lejojnë përjashtimin dhe kufizimet e disa garancive të nënkuptuara, kështu që përjashtimet e mësipërme mund të mos zbatohen për ju. Kjo Marrëveshje ju jep të drejta specifike ligjore, dhe ju gjithashtu mund të keni të drejta të tjera që ndryshojnë nga sa më sipër. Refuzimet dhe përjashtimet sipas kësaj marrëveshjeje nuk do të zbatohen në masën e ndaluar nga ligji në fuqi.
Në rast të një kërkese që rrjedh nga përdorimi i Platformës, përgjegjësia e iFuel-it për ju nuk do të jetë kurrë më shumë se shuma që ju i keni paguar iFuel-it në 6 muajt para paraqitjes së kërkesës dhe, në rast se nuk i keni paguar asgjë iFuel-it në atë periudhë, atëherë iFuel nuk do të ketë asnjë përgjegjësi ndaj jush.

11. Përgjegjësia jonë ndaj jush – Shërbimet e furnizimit me karburant
iFuel ka detyrimin ligjor për të furnizuar me karburant i cili është në përputhje me këtë Marrëveshje.
Nëse iFuel nuk siguron karburant në përputhje me këtë Marrëveshje apo çdo marrëveshje shtesë që lidhni me iFuel-in për kryerjen e Shërbimeve të furnizimit, atëherë iFuel do të jetë përgjegjës për humbjen ose dëmtimin që ju pësoni, që është një rezultat i parashikueshëm i shkeljes së Marrëveshjes ose neglizhencës sonë, por iFuel nuk do të jetë përgjegjës për asnjë humbje apo dëmtim që nuk është i parashikueshëm. Humbja apo dëmtimi mund të jetë i parashikueshëm nëse vjen si pasojë e dukshme e shkeljes së iFuel-it ose nëse humbja apo dëmtimi ka qënë parashikuar nga ju dhe iFuel në kohën kur ju dhe iFuel-i keni lidhur Marrëveshjen.
Humbja apo dëmi maksimal për të cilin iFuel do të jetë përgjegjës sipas klauzolës 12, kufizohet në çmimin që ju i keni paguar iFuel-it për transaksionin me të cilin lidhet humbja ose dëmi që ju keni pësuar; megjithatë, iFuel nuk përjashton apo kufizon në asnjë lloj mënyre përgjegjësinë e tij kur kjo do të ishte e paligjshme për iFuel-in, duke përfshirë:
(i) vdekjet apo lëndimet personale të shkaktuara nga neglizhenca e iFuel-it;
(ii) mashtrimin ose keqinterpretimin mashtrues; ose
(iii) çdo shkelje të kushteve të nënkuptuara me ligj (të tilla si ato që kanë të bëjnë me titullin dhe pronësinë e qetë, përshkrimin, cilësinë e kënaqshme, përshtatshmërinë për qëllimin dhe produktet e dëmtuara) përveçse në masën që këto terma mund të përjashtohen ose ezaurohen sipas ligjit në fuqi.

12. Kufizimi i përgjegjësisë
Shërbimet tona kontrollohen dhe operohen nga objektet në Shqipëri. iFuel nuk zhvillon promovime që Shërbimet tona janë të përshtatshme ose të disponueshme për përdorim në vende të tjera.
Ata që hyjnë ose përdorin Shërbimet tona nga juridiksione të tjera, e bëjnë këtë me vullnetin e tyre dhe janë plotësisht përgjegjës për pajtueshmërinë me të gjitha ligjet dhe rregulloret Shqiptare dhe lokale në fuqi, duke përfshirë por pa u kufizuar në rregulloret e eksportit dhe importit.
Ju nuk mund të përdorni Shërbimet tona nëse jeni banor i një vendi të embarguar nga Mbretëria e Bashkuar, ose jeni një person apo subjekt i huaj i bllokuar ose mohuar nga qeveria e SHBA-së. Përveç rasteve kur shprehet ndryshe në mënyrë eksplicite, të gjitha materialet e gjetura në Shërbimet tona janë të drejtuara vetëm tek individët, kompanitë apo subjektet e tjera të vendosura në Shqipëri.

13. Ligji drejtues dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve

A. Ligji drejtues dhe juridiksioni

Ju pranoni që Shërbimet do të konsiderohen vetëm duke u bazuar në Shqipëri. Kjo Marrëveshje rregullohet nga ligji Shqipëtardhe gjykatat e Anglisë do të kenë juridiksion jo-ekskluziv për çdo mosmarrëveshje që rrjedh ose që lidhet me përdorimin e Shërbimeve nga ana juaj.

B. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Nëse keni një mosmarrëveshje me iFuel në lidhje me Shërbimet, në rend të parë ju lutemi të kontaktoni iFuel-in në adresën: [email protected]
Në rast se ndodh që iFuel nuk mund ta zgjidhë mosmarrëveshjen në mënyrë joformale, atëherë iFuel do të diskutojë si dhe do të pajtohet me ju për mënyrën më efektive të zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

14. Të përgjithshme

A. Caktimi

Kjo Marrëveshje si dhe të gjitha të drejtat dhe licencat e dhëna më poshtë, nuk mund të transferohen ose caktohen nga ju, por mund të caktohen nga iFuel pa kufizime. Çdo tentative për transferim apo caktim në shkelje me këtë ligj, do të jetë i pavlefshëm.

B. Procedurat e njoftimit dhe ndryshimet e marrëveshjes
iFuel mund të dërgojë njoftime, në rast se njoftime të tilla janë të kërkuara me ligj ose janë për marketing apo qëllime të tjera të lidhura me biznesin, përmes email-eve, mesazheve tekstuale, njoftimit me shkrim apo të printuar, ose përmes dërgimit të njoftimit në Platformën tonë, siç përcaktohet nga iFuel vetëm në diskrecionin tonë.
iFuel rezervon të drejtën për të përcaktuar formën dhe mjetet e dërgimit të njoftimeve për Përdoruesit tanë, me kusht që ju të mund të zgjidhni nga disa prej mënyrave të njoftimit siç përshkruhet në këtë Marrëveshje.
iFuel nuk është përgjegjës për asnjë filtrim automatik që ju ose ofruesi juaj i rrjetit mund të aplikoni për njoftimet me email që dërgojmë në adresën e email-it të dhënë nga ju.
iFuel mundet që sipas gjykimit të tij, ta modifikojë ose përditësojë këtë Marrëveshje herë pas here, dhe për këtë arsye ju duhet ta kontrolloni këtë faqe në mënyrë periodike. Kur ne e ndryshojmë Marrëveshjen nga ana materiale, atëherë do të përditësojmë “datën e modifikimit të fundit” në fund të kësaj faqeje. Aty ku është e mundur dhe e arsyeshme, ne do të përpiqemi t’ju paralajmërojmë përpara se Marrëveshja e re të hyjë në fuqi. Megjithatë, ndonjëherë ndryshimet do të na duhet t’i bëjmë menjëherë dhe nëse kjo ndodh, atëherë ne nuk do t’ju bëjmë asnjë njoftim. Përdorimi i vazhdueshëm i Shërbimeve tona pas ndonjë ndryshimi të tillë, shpreh pranimin tuaj të kushteve të reja të përdorimit.
Nëse nuk pajtoheni me ndonjë nga këto kushte apo ndonjë nga kushtet e ardhshme të përdorimit, atëherë mos hyni ose mos i përdorni (apo mos vazhdoni t’i përdorni) shërbimet tona.

C. Marrëveshja e përgjithshme / Ndarjet

Kjo Marrëveshje, së bashku me çdo ndryshim dhe çdo marrëveshje shtesë që mund të lidhni me iFuel-in në lidhje me Shërbimet tona, do të përbëjë të gjithë marrëveshjen mes jush dhe iFuel-it në lidhje me Shërbimet tona. Nëse ndonjë dispozitë e kësaj Marrëveshjeje konsiderohet e pavlefshme nga një gjykatë kompetente, atëherë pavlefshmëria e një dispozite të tillë nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e dispozitave të mbetura të kësaj Marrëveshjeje, e cila mbetet në fuqi dhe me efekt të plotë.

D. Procedurat e njoftimit dhe ndryshimet në marrëveshje

Asnjë heqje dore nga kushtet e kësaj Marrëveshjeje nuk do të konsiderohet si një heqje dore e mëtejshme ose e vazhdueshme e kusheteve të tilla apo e ndonjë kushti tjetër, dhe pamundësia e iFuel-it për të pohuar ndonjë të drejtë apo dispozitë sipas kësaj Marrëveshjeje, nuk do të konsiderohet si heqje dore nga kjo e drejtë apo dispozitë.

E. Procedurat e njoftimit dhe ndryshimet në marrëveshje
Ju lutemi të na kontaktoni në [email protected] për çfarëdolloj pyetje, opinioni apo ankese që mund të keni në lidhje me këtë Marrëveshje apo ndonjë dokument tjetër të përmendur në këtë Marrëveshje. Kjo Marrëveshje u ndryshua për herë të fundit më 01 Tetor 2018.